Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është shprehur se i mungon futbolli anglez dhe Mançester United. Megjithatë, 28-vjeçari ka thënë se jeta e tij tani është në Spanjë. Ronaldo ka thënë se të ardhmes kurrë nuk i dihet, duke lënë kështu të hapur një rikthim të mundshëm tek United.
“Më mungon futbolli anglez. Për mua ishte një prej eksperiencave më të mira në karrierën time kur isha te United. Çdokush e di se është një klub që ende është në zemrën time dhe vërtet më mungon.
Por, tani jeta ime është në Spanjë. Kënaqem duke luajtur edhe aty. Një pjesë e jetës time është aty, por në të ardhmen kurrë nuk i dihet. Vërtet jam shumë, shumë i kënaqur në ligën spanjolle”, ka thënë Ronaldo.
United ka shprehur interes për ta rikthyer në ekip portugezin, të cilin e shiti plot 94 milion euro tek Reali katër vite më parë. Për të kanë shfaqur interes edhe ekipet franceze, PSG dhe Monako, të cilat janë të gatshme të bëjnë çmendurira për të